Deputeti i VMRO-së thotë se kanë kredibilitet për të kërkuar vota shqiptare

Maqedonia

Deputeti i VMRO-së thotë se kanë kredibilitet për të kërkuar vota shqiptare

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 19:05
Deputeti i VMRO-DPMNE-se Dragan Danev

Deputeti i VMRO-DPMNE-se Dragan Danev thotë se 35 mijë amendamentet nuk janë kundër gjuhës shqipe, por kundër mënyrës anti-kushtetuese të miratimit të Ligjit të Gjuhëve.

Në një intervistë për emisionin VOX në Tv SHENJA, ai theksoi se ata nuk kanë për qëllim as t’i hakmerren BDI-së për amendamentet e tyre kundër “Ligjit për Branitellat” të deponuara në vitin 2012, dhe as ta bllokojnë ligjin, por të njëjtin ta përmirësojnë dhe të avancojnë edhe për të drejtat e bashkësive të tjera etnike.

Dragan Danev, deputet i VMRO DPMNE-së

“Nëse tërhiqni paralele me situatën kur Talat Xhaferi prezantoi mijëra amandamente, mendoj se krahasimi nuk është në vend. Ne, absolutisht, për shkaqe pragmatike dhe praktike kemi prezantuar këto 36 mijë amandamente. Para se t’i paraqisnim këto amandamente, si parti, tri herë radhazi dërguam thirrje publike gjer tek shumica parlamentare për tërheqje të ligjit, për të formuar një grup të përbashkët ekspertësh me të gjitha partitë politike relevante dhe të sillet një ligj, i cili njëkohësisht do t’i afirmojë, apo do ti promovojë të drejtat gjuhësore të grupeve etnike, e nëse doni më saktë, të bashkësisë etnike shqiptare, por edhe do të jetë në kuadrot e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”

Danev është i bindur se ky veprim i tyre nuk do ta dëmtojë imazhin e VMRO-së para elektoratit shqiptar dhe shton se personalisht ai dhe grupi parlamentar i partisë së tij kanë raporte të mira me të gjithë deputetët shqiptar dhe të gjitha subjektet shqiptare.

Dragan Danev, deputet i VMRO DPMNE-së

“VNRO-DPMNE asnjëherë nuk ka pasur problem në raport me Shqiptarët dhe këtë e kemi dëshmuar në vitin 2008 gjatë koalicionimit me BDI-në. Këtë e dëshmuam edhe në vitin 2011, kur bëhej fjalë për ligje të tilla. Edhe në vitin 2008 u soll një ligj i tillë për promovimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike, më saktë të bashkësisë etnike shqiptare, pastaj edhe në vitin 2011, e kështu me radhë…Ne si parti, kemi gjithmonë kredibilitet politik, si për ti kërkuar votat e Shqiptarëve, ashtu edhe për të kërkuar partner të koalicionit nga rradhët e kampusit politik shqiptar”

Për ish deputetin Naser Zyberi dhe ish kryetarin e Kuvendit, Stojan Andov, këto probleme mund të tejkalohen vetëm me marrëveshje politike mes pushtetit dhe opozitës dhe asesi me ndryshime në rregulloren e Kuvendit ose grupimin e amendamenteve.

Për Andovin nuk është problematike Rregullorja e Kuvendit por vetëm vullneti politik.

Stojan Andov, ish kryetar i Parlamentit

“Amandamentet si të tilla nuk janë problem. Problemi qëndron në atë se dikush mendon se duhet të bllokojë punën e Asamblesë dhe kjo nuk është çështje e rregullores, por është çështje politike. Udhëheqësit e partive duhet të ulen, po qe se kanë po të njëjtin qëllim për një asamble funksionale dhe të mundësojnë funksionimin e tij. Ja, këtu tek ne, po e përsëris, VMRO-DPMNE nuk e njeh Presidentin e Asamblesë, ndërkaq BDI-ja nuk njeh presidentin e Shtetit, gjëra që nuk janë në kuadër të një atmosfere të nevojshme demokratike dhe të përgjegjshme, një përgjegjësi e sistemit që të mund të funksionojë. Nuk mund secili të zgjedh presidentin sipas dëshirës së tij, qoftë ai president i shtetit apo i parlamentit”

?jo nuk është hera e parë që të bllokohet puna e Kuvendit ose të bllokohet ndonjë ligj me rëndësi. Një gjë të tillë në vitin 2012 e ka bërë Bashkimi Demokratik për Integrim, me parashtrimin e 15 000 amandamenteve për pengimin e sjelljes së “Ligjit të Branitellave” dhe me heshtjen e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi i cili kërkonte fjalën për të heshtur me ditë të tëra.  Në po të njëjtin vit, edhe opozita e atëhershme LSDM, parashtroi mbi 1200 amandamente për buxhetin e vitit 2013. Por kësaj here pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE  ishte i vendosur që ta miratojë buxhetin prandaj i nxorri jashtë deputetët që pengonin seancën me dhunë. Dhe nuk i kurseu as gazetarët që raportonin për ndodhinë. Prandaj kjo ditë simbolikisht u quajt e hëna e zezë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat