OBRM-PDUKM: Zaev dhe Grubi me deklarata kundërthënëse, njëri prej tyre gënjen

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Grubi me deklarata kundërthënëse, njëri prej tyre gënjen

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 17:05
Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp deklaroi se koalicioni qeverisës po i sjell shumë dëm Maqedonisë, në lidhje me negociatat për çështjen e emrit.

“LSDM dhe BDI duket se konkurrojnë se kush do ta bëjë një koncesion më të madh, pa bërë vlerësim të pasojave mbi interesat e larta kombëtare. Deputeti Artan Grubi mburet se është arritur marrëveshje për emrin e ri. Më brengosës është fakti se vetë Grubi zbuloi se nuk ka qenë e vështirë forma e emrit, por pjesa e identitetit, gjuhës, kombësisë, përdorimit dhe përkthimit”, tha Janushev.

Ai më tej shtoi se njëri prej Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit gënjejnë kur thonë se për identitetin nuk bisedohet dhe Artan Grubit dhe BDI-së, të cilët sipas tij, thonë se po bisedohet për identitetin, gjuhën dhe kombësinë.

OBRM-PDUKM thekson se po ndodh një pazar i turpshëm me interesat më të larta shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat