Komunikacioni në Maqedoni

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata, ndërsa në rrugët e vendeve më të lartaka mbetje të borës.

Reshje të borës me intenzitet më të ulët bie në Kordën e Diellit dhe në kalimet kufitare në Mavrovë, Strazhë, Presekë dhe Gjavato, që për momentin nuk paraqet pengesë për zhvillimin normal të komunikacionit.

Nga LAMM njoftojnë që prej orës 09:00 ka ndalesë për lëvizje të makinave ngarkuese në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat