Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka një porosi për qeverinë e Maqedonisë. Pas publikimit të videos ku shihet qartë se të dënuarit në rastin Alfa janë të pafajshëm, ai kërkon lirimin e të gjithë shqiptarëve të pafajshëm në kazamatet maqedonase.
“Dëshmi tronditëse për pafajësinë e ish- pjestarëve të UCK-së. Me urgjencë duhet të liruar nga burgu të gjithë të dënuarit të cilët janë gjykuar pa dëshmi apo në mungesë të provave.
Të dënohen politikanët, policët, prokurorët dhe gjykatësit të cilët i kanë lejuar apo montuar proceset.
Ky shtet duhet me urgjencë të bëjë reforma në gjyqësi dhe polici, institucione që po rrezikojnë jetërat e qytetarëve të pafajshëm”, është shprehur komandant Hoxha.
Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të Rexhail Qerimit, Burhan Poroit dhe shumë shokëve tjerë të UCKsë, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm pa asnjë dëshmi.