Shtyhet marrja në pyetje e deputetit Mukoski për shkaqe teknike

Maqedonia

Shtyhet marrja në pyetje e deputetit Mukoski për shkaqe teknike

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:03
Kërsto Mukoski

U anulua marrja në pyetje e deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski i akuzuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” më 27 prill të vitit kaluar.

Gjykata e Apelit njoftoi shkurt se marrja ne pyetje anulohet për arsye teknike, duke mos dhënë detaje nëse është caktuar datë tjetër për përgjegjësinë e Mukoskit.

Ai bashkë me kolegët e tij, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Lubço Dimovoski, Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska, përfshi edhe Mitko Çavkov, Igor Durllovski dhe të tjerë, akuzohen për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues” lidhur me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend vitin e kaluar. Për këtë vepër akuzohen gjithsej 36 persona.

Një pjesë e tyre janë në paraburgim, një pjesë në arrest shtëpiak dhe dy nga të akuzuarit ndodhen nën masat e kujdesit. Arrestimi i tyre u bë më 28 nëntor të vitit kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat