Këtë muaj realizohet takimi Zaev-Merkel

Maqedonia

Këtë muaj realizohet takimi Zaev-Merkel

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Angela Merkel dhe Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev më 21 shkurt do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se takimi është paraparë në kuadër të vizitës së delegacionit të qeverisë së Maqedonisë në Gjermani që do të udhëhiqet nga Zaevi.

Përndryshe, Zaev u takua me kancelaren Merkel në korrik të vitit të kaluar në Trieshte në margjinat e Samitit ” Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor”, ku kancelarja gjermane tregoi mbështetje për reformat thelbësore dhe integrimin e Maqedonisë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat