Zejtarët: Çarshia të ketë rëndë, pushtetarët të mbajnë premtimet

Maqedonia

Zejtarët: Çarshia të ketë rëndë, pushtetarët të mbajnë premtimet

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:31
ilustrim

Përskaj historisë dhe bukurive që ka, Çarshia e Shkupit, nuk është e njejtë si në të kaluarën.

 Kështu tha Ekrem Neziri, njëri ndër zejtarët më të vjetër që i ka Çarshia. Neziri krahason të kaluarën me të tashmen. Ai si problem kyç e konsideron fillimin e punës në Çarshi që tashmë nis nga ora 11:00 apo 12:00, varësisht se si u konvenon tregtarëve, duke e krahasuar me të kaluarën kur puna fillonte në ora 06:00 të mëngjesit.

“Çarshia e vjetër për momentin është në hall, në Çarshi nuk është ajo punë që ka qenë më herët. Vitet e fundit ka pasur problem shumë me rregullin e Çarshisë, më herët kishte rend Çarshia, dyqanet hapeshin herret në ora 06:00, ndërsa tani në ora 10,11,12. Vijnë myshterinjtë prej çdokund, tash nuk ka zanatçi. Kam mbet vetëm unë edhe ndonjë argjendar”, tha Ekrem Neziri, njëri ndër zejtarët më të vjetër që i ka Çarshia.

Bejtulla Morina, Kryetar i esnafëve të Çarshisë tha për televizionin Shenja se problem i Çarshisë nuk është vetëm orari i punës, mungesa e parkingjeve, konkurenca jolojale si dhe shume faktorë të tjerë të cilët e vështirsojnë gjendjen e Çarshisë.

Morina theksoi kontratën e nënshkruar nga Kryeminstri Zoran Zaev dhe kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kontartë kjo, që i përfshin disa nga pikat kryesore që duhet të ndërmerren për rregullimin e Çarshisë, si garazhë për parkim, lirimin e hyrjes në Bit Pazar dhe në kala, renovimin e kalldrëmës, menaxhimin me konkurrencën jolojale dhe shumë të tjera.

"Në të kaluarën nuk ka qenë problem orari i punës, sepse në të kaluarën orarin e punës e ka diktuar sistemi dhe ligji, dhe është dashtë patjetër në ora 08:00. Projektet të cilat para zgjedhjeve, fatkeqësisht premtohen projekte, premtohen shumë gjëra edhe të pa realizueshme, për shkak të kësaj marrëveshje që e bëmë presim që në një kohë shumë të afërt të ulemi bashkërisht kryetari I qytetit Petre Shilegov, krytari I komunës Qendër Sasho Bogdanoviq dhe kryetari I komunës Çair Visar Ganiu dhe t’i rregullojmë këto punë për sa I përket Çarshisë", tha Bejtulla Morina, Kryetar i esnafëve të Çarshisë.

Morina tha se nëse nuk realizohet kontrata e nënshkruar, do të marrim masa të tjera duke e kërkuar përkrahjen e mediave si mjet I fuqishëm informues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat