Maqedoni, 127,2 milionë euro ndahen për hekurudha, rrugë dhe ndihmë teknike nga IPA 2 programi

Maqedonia

Maqedoni, 127,2 milionë euro ndahen për hekurudha, rrugë dhe ndihmë teknike nga IPA 2 programi

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Është aprovuar Programi operativ sektorial për transport 2014-2020, në kuadër të IPA 2 programit, përmes së cilës për Maqedoninë sigurohen 127,2 milionë euro.

Nga këto para, 108,1 milionë euro janë nga IPA 2 programi, kurse 19,1 milionë euro janë nga buxheti i Maqedonisë. Paratë janë të destinuara për projekte në sektorin e hekurudhave, rrugëve dhe ndihmës teknike.

71,5 milionë euro janë alokuar për në hekurudha dhe do të përdoren për shtrimin e një pjese të trasesë së hekurudhës drejt Bullgarisë, pjesa Kriva Pallankë-Deve Bair.

48,7 milionë euro janë alokuar për rrugët Gradsko-Prilep, pastaj Kumanovë-Rankovc.

Shtatë milionë euro janë ndarë për ndihmë teknike, pra për projekte për shtigje biçikletash në Shkup, Tetovë, Shtip, e Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat