Gjykata e Strasburgut e pranoi ankesën e Velija Ramkovskit për paraburgimin e tij

Maqedonia

Gjykata e Strasburgut e pranoi ankesën e Velija Ramkovskit për paraburgimin e tij

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg ka vendosur në të mirë të Velija Ramkovskit dhe vajzës së tij, Emel Ramkovska, të cilët u ankuan për kriteret e përcaktimit të paraburgimit dhe për kohëzgjatjen e paraburgimit në lëndën “Rrjeta e merimangës”.

Sipas avokatit të tyre, Filip Medarski, gjykata vërtetoi shkelje të Nenit 9, paragrafi 3 nga Konventa për të drejtat e njeriut. Kjo do të thotë se gjykatësit e Maqedonisë nuk i kanë marrë parasysh kriteret objektive gjatë përcaktimit të paraburgimit, por kanë vendosur pa dhënë argumente konkrete për tre pikat: rrezik nga ikja, përsëritje të veprës dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Gjykata e Strasburgut vendosi që shteti tu paguaj nga 780 euro, Velija Ramkovskit dhe vajzës së tij Emel-it.

Ramkovskët ishin mbajtur një vit e dy muaj në paraburgim. Gjykata e refuzoi ankesën për Nenin 6, për gjykim të ndershëm.

Në procesin gjyqësor “Rrjeta e merimangës” 23 persona u akuzuan për evazion tatimor, larje parashë dhe bashkëpunim kriminal, që të gjithë menaxhues dhe themelues firmash. Ramkovski u dënua me 13 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat