Mot i lig do ta përfshij Maqedoninë, priten të reshura shiu e bore

Maqedonia

Mot i lig do ta përfshij Maqedoninë, priten të reshura shiu e bore

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:43
Ilustrim

Nën ndikimin e aktiviteteve ciklonike dhe një mase të ftohtë ajri që do të lëshohet nga hapësira veriore gjeografike, gjatë fundjavës pritet të ketë të reshura të shiut dhe të borës.

Ky mot do të sjellë shi në vendet e ulëta dhe dëborë në vendet e larta, që do ta rritin nivelin e mbulesës së dëborës.

Për shkak të këtij moti, në perëndim, veriperëndim dhe veri të Maqedonisë, borë do të ketë edhe në vendet më të ulëta se 1000 metër lartësi mbidetare.

Të reshurat do të jenë me karakter më të dendur, do të fryjë erë deri diku e fuqishme në drejtim verior dhe verilindor.

Temperaturat do të lëvizin nga 4 e deri më 10 gradë celsius, kurse të dielën pritet që të jenë nga 0 e deri më 9 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat