Athina mirëpret vendimin e Shkupit për riemërtimin aeroportit dhe autostradës

Maqedonia

Athina mirëpret vendimin e Shkupit për riemërtimin aeroportit dhe autostradës

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 13:11
Airoporti “Aleksandri i Madh”

Greqia ka mirëpritur një vendim të qeverisë maqedonase për t’i vendosur një emër të ri aeroportit të saj kryesor dhe një autostrade që lidh Greqinë dhe fqinjin e saj, si pjesë e negociatave të vazhdueshme midis dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin.

“Ky është një hap pozitiv që përbën një kthesë në mosmarrëveshjet e dekadave të fundit dhe tensioneve midis dy vendeve. Ky është një vendim i rëndësishëm lidhur me çështjen e irredentizmit dhe shpresojmë se do të jetë fillimi i një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve”, deklaroi Ministria e Jashtme.

Më herët , kryeministri maqedonas , Zoran Zaev kishte njoftuar se  kabineti i tij kishte miratuar një propozim për të vendosur një emër të ri për aeroportin ndërkombëtar të Shkupit nga “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” dhe të një autostrade në vendi, që  lidh Maqedoninë me Greqinë, nga “Autostrada Kombëtare Aleksandri i Madh” në  “Autostrada Kombëtare e Miqësisë “.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat