Iniciativa e Parlamentit britanik, Maqedonia të hyjë në NATO me emrin e vjetër

Maqedonia

Iniciativa e Parlamentit britanik, Maqedonia të hyjë në NATO me emrin e vjetër

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Raporti i përgatitur për Dhomën e Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuara fton që qeveria e Britanisë të angazhohet për hyrje të Maqedonisë në NATO pa e zgjidhur kontestin e emrit dhe identitetin, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria duhet të përkrah masa për ta ndihmuar Maqedoninë që të kyçet në NATO me ose pa zgjidhje të problemit me emrin”, thuhet në raportin e përgatitur nga Komiteti i veçantë për marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilën Dhoma e Lartë e zgjedh për çdo seancë “për shkak arritjes së marrëdhënieve ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Anëtarësimi në NATO dhe bashkëpunimi do të mund të ndihmonin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pajtohemi me përkrahjen e vazhdueshme të qeverisë për ambiciet për anëtarësim të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë. Ata t’i plotësojnë kushtet për anëtarësim, kyçja e tyre do të ishte hap i mirëseardhur drejt stabilitetit më të lartë në rajon”, thuhet në tekst.

Raporti jep kontroll të qëndrimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO, i cili, siç thuhet, i tejkalon ambiciet për anëtarësim në BE.

“Në Maqedoni anëtarësimi në NATO ka popullaritet ( dhe është prioritet nga anëtarësimi në BE). Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se mbi 70 për qind e popullatës jep përkrahje për anëtarësim. Dimitrov tha se anëtarësimi do të dëshmojë “që Maqedonia është këtu përgjithmonë dhe në këto kufij”. Por avancimi drejt anëtarësimit është bllokuar nga vërejtjet e grekëve për emrin e vendit”, thuhet në raport në të cilin theksohet se anëtarësimi është i vështirë pa e zgjidhur problemin me emrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat