Shtyhet rasti ‘’Almiri,’’ mbrojta kërkon ndërrimin e prokurorit

Maqedonia

Shtyhet rasti ‘’Almiri,’’ mbrojta kërkon ndërrimin e prokurorit

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:36
Almir Aliu

Procesi gjyqësor për vrasjen e katërvjeçarin Almir Aliu nga Kumanova, për të cilën akuzohet Boban Iliq, është shtyrë përsëri pasi mbrojtja ka kërkuar ndrimin e prokurores. Seanca e rradhës është caktuar për nga mesi i këtij muaji.

Mbrojtësi i familjes Aliu, Asmir Alispahiq e ka akuzuar prokurorin se ka marrë anën e të akuzuarit. Ai ka sqaruar se sipas Ligjit për Procedurë Penale, pas kalimit të 90 ditëve nga seanca e fundit, diskutimi për lëndën nis nga fillimi.

‘’E keni ndjekur rrjedhën e ngjarjes deri në  fjalët përmbyllëse deri një nëntor të viti të kaluar dhe e patë se pas asaj çfarë implikime ka pasur në publik rreth mundësis eventuale të veprës penale për të cilën është i akuzuar Boban Iliq, e njejta të rikualifikohet eventualisht,’’ deklaroi Alispahiq.

Pas paralajmërit për rikualifikim të mundëshëm të lëndës, nga ‘’vrasje’’, në ‘’aksident me pasojë vdekje’’, janë nxitur reagime të shumta në oponinion, pas të cilës reagoi dhe kryeprokurori Lubomir Jovevski, i cili apeloi që politika t’i mbaj larg duart nga Prokuroria.

Kjo çështje u diskutua dhe në kolegjin e Prokurorisë Republikane, gjë që bëri prokurorët të ndahen në baza etnike, ata shqiptarë të cilët ishin kundër rikualifikimit dhe ata maqedonas të cilët kërkonin që vepra të kategorizohet si “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

I akuzuari Boban Iliq akuzohet se më 25 qershor të vitit të kaluar pas një zënke me babain e fëmijës me veturën e tij e ka goditur për vdekje katërvjeçarin Almir Aliu. Në këtë lëndë për vepër penale dhunë ngarkohen Sedat Aliu babai i fëmijës, Samir Demiri dhe Abdulla Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat