Anketë: Shumica e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin zgjidhjen e emrit

Maqedonia

Anketë: Shumica e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin zgjidhjen e emrit

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:48
ilustrim

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë, respektivisht 61% e mbështetin zgjidhjen e çështjes së emrit, që vendi të anëtarësohet sa më parë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Anketa e Institutit për demokraci “Societas Civilis” tregon se 33% janë kategorikisht kundër. 

Sipas aspektit entik, 50% e maqedonasve janë për ndryshimin e emrit, ose për ndryshimin e pjesërishëm të emrit, kurse 42% janë kundër. Te shqiptarët, mbështetja për ndryshimin e emrit është 82%, kurse vetëm 1% janë kundër.

33% e votuesve të VMRO-DPMNE-së janë për ndryshimin e emrit, kurse 60% janë kundër, ndërsa 76% e votuesve të LSDM-së janë për ndryshimin e emrit, kurse 18% janë kundër.

34% e të pyeturve mendojnë se me ndryshimin e emrit, ndryshon edhe ideniteti, kurse 19% mendojnë se deridiku ndodh kjo gjë. 33% mendojnë se nuk do të ndodh asgjë me idenitetitn, e 4% mendojnë se deridiku nuk ndryshon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat