Alkooli përsëri do të shitet pas orës 19:00 në Maqedoni

Maqedonia

Alkooli përsëri do të shitet pas orës 19:00 në Maqedoni

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:51
Ilustrim

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për tregti, me qëllim që të shfuqizojë kufizimet e ligjit, i cili u soll më 2008 e që parasheh kufizim të shitjes së alkoolit me pakicë.

Zgjidhjet bazë të propozim-ligjit parashohin shitjen e pijeve alkoolike me pakicë pa kufizime të kohës dhe kushte tjera.

“Ndryshimet e propozuara në Ligjin për tregti janë në funksion të shfuqizimit të kufizimeve të ligjit, që kanë të bëjnë me kufizimin e kohës së shitjes së alkoolit me pakicë, si dhe kushtet për tregti me diamantin e papërpunuar”, thuhet në arsyetimin e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat