Maqedoni, eksporti shënon rritje për 18 për qind

Maqedonia

Maqedoni, eksporti shënon rritje për 18 për qind

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:50
Ilustrim

Vlera e mallrave të eksportuar nga Maqedonia vitin e kaluar arrinë 5.671.466 dollarë amerikan dhe shënon rritje prej 18.5 për qind në krahasim me vitin paraprak. Vlera e mallit të importuar në periudhën e njëjtë arrinë 7.719.852 dollarë amerikan, që është për 14.2 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, deficiti tregtar në periudhën janar-dhjetor të vitit 2017, arrin 2.048.386 dollarë amerikan, ndërsa mbulimi i importit me eksportin arrin 73.4 për qind.

Nga Maqedonia më së shumti janë eksportuar katalizatorët e transportuesve të metalit të çmuar ose komponimet e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe ngjashëm, për atutomjete, aeroplanë ose anije, automjete motorike për transport të 10 ose më shumë personave, duke përfshirë edhe shoferin, me motor me djegie të brendshme me ndezje me ndihmën e kompresimit dhe veshmbathje.

Sipas vëllimit të tërësishëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat