Identiteti shqetëson qytetarët maqedonas dhe ndikon në perceptimin e integrimit në BE

Maqedonia

Identiteti shqetëson qytetarët maqedonas dhe ndikon në perceptimin e integrimit në BE

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:46
Ilustrim

Sipas anketës debatuese të publikuar nga Instituti për Politikë Evropiane (IPE), emri dhe identiteti ndikojnë fuqishëm në perceptimin e qytetarëve për anëtarësimin në BE.

Anketa është realizuar në peirudhën nga 1 e deri më 7 nëntor, 2017, ku janë përfshirë 1.200 persona, si edhe 150 persona tjerë, të anketuar më datë 18 dhe 19 nëntor, 2017.

Anketa është kryer para, dhe pas debatit. Para debatit, 30% e kundërshtuan integrimin në BE për shkak të indenitetit kombëtar, e pas debatit përqindja pësoi rënie në 19,9%.

Rezultatet kanë treguar se para debatit, 28% e kanë mbështetur anëtarësimin, kurse pas debatit përqindja u rrit në 40,9%.

Para debatit 31,4% ishin kundër ndryshimit të emrit kushtetues të vendit, e pas debatit përqindja ishte 32,9%.

Në përfundim të anketës debatuese, 63,7% u shprehën për anëtarësim në BE, kundrejt 52,2% para anketës debatuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat