Rritet kërkesa për kredi nga ndërmarrjet në Maqedoni

Maqedonia

Rritet kërkesa për kredi nga ndërmarrjet në Maqedoni

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 21:22
Ilustrim

Kërkesa për kredi nga ana e ndërmarrjeve gjatë çerekut të fundit të vitit 2017 ka qenë me dinamikë më të fuqishme në krahasim me periudhën paraprake, ndërsa bankat presin që edhe gjatë tre muajve të ardhshëm kërkesa të shtohet.

Në anketën e BPRM-së, ndër elementet përbërës përmenden faktorët nga finacimi alternativ, veçanërisht në huazimet nga bankat tjera. Faktorët individual të ndërlidhur me nevojën për financim edhe më tej kontribuojnë në rritjen e kërkesës në bazë neto, me dinamikë më të fuqishme në krahasim me rezultatet e anketës paraprake.

Kushtet sipas të cilave janë miratuar kreditë gjatë çerekut të fundit sipas bankave kanë qenë të lehtësuara dhe presin lehtësimi të vazhdojë edhe gjatë tre muajve të ardhshëm.

Lehtësimi vlen në pjesën e normës së interesit, ndërsa kushtet e ndvrlidhura me madhësinë e huasë ose linjës kreditore, kërkesave për sigurim dhe dorëzim të huave, bankat tregojnë se janë relativisht të pandryshuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat