Teprica e administratorëve shtetërorë në Maqedoni do të transferohet në firma private

Maqedonia

Teprica e administratorëve shtetërorë në Maqedoni do të transferohet në firma private

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 20:44
Ilustrim

Ministri për administratë dhe shoqëri informative, Damjan Mancevski në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë, ka thënë se qeveria është duke përgatitur një plan sipas të cilit teprica e administratorëve në institucionet shtetërore do t’i ofrohet biznesit privat.

Sipas Mancevskit, transferimi nga administrata shtetërore në biznesin privat do të bëhet vetëm në formë vullnetare, e jo me detyrim. Ky projekt qeveritar pritet të fillojë në vitin 2019.

Ministri Mancevski poashtu ka paralajmëruar se nuk do të ketë rroga për instituciinet që nuk do të dorezojnë numrin e saktë të punësuarve. Ai ka folur edhe për 1600 administratorët që marin rroga por rrinë në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat