Presidenti grek me porosi për Shkupin: Largohuni nga irredentizmi ose harrojeni NATO-n

Maqedonia

Presidenti grek me porosi për Shkupin: Largohuni nga irredentizmi ose harrojeni NATO-n

Më: 30 janar 2018 Në ora: 11:05
Prokopis Pavlopoulos

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka kërkuar mbështetjen e homologut të tij izraelit, Reuven Revlin, në vizitën dyditore të këtij të fundit në Greqi, për sa u përket? marrëdhënieve me Shkupin dhe Tiranën.

Ndërkohë, sa i përket emrit të Maqedonisë ai ka theksuar se, sa të ekzistojnë shembuj të irredentizmit te politikanët në Shkup do të jetë e pamundur që ky shtet të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

"Mbështesim perspektivën europiane të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Megjithatë, kjo perspektivë varet plotësisht nga përdorimi nga ana e këtij shteti të një emri që nuk përcjell irredentizmin dhe që nuk mohon, në asnjë mënyrë, "status quo"-në e kufijve aktualë. Prandaj, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet të fshijë së pari, për sa i përket çështjes së emrit, të gjithë shembujt e irredentizmit dhe të sjellë reformat pasuese të nevojshme në sistemin ligjor, në mënyrë që të sigurojë një zgjidhje për këtë çështje, e në këtë mënyrë edhe perspektivën e saj për integrim në NATO dhe BE".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat