Zgjidhen ambasadorët e paqes në Maqedoni

Maqedonia

Zgjidhen ambasadorët e paqes në Maqedoni

Më: 29 janar 2018 Në ora: 22:30
Ilustrim

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, profesori Rufi Osmani, dhe shumë personalitete tjera, nga vendi i’u bashkangjitën familjes së Ambasadorëve të Paqes. Këtë titull e ndan Federata Universale e Paqes e Shqipërisë dhe Kosovës dhe u jepet individëve që u përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale.

Ndërkaq në po të njejtën konferencë të Federatës së Paqes Universale, u bë edhe krijimi i Këshillit shqiptar të paqes në Maqedoni.

Kryetari i Federatës së paqes për Evropën Lindore, Jack Corley, foli mbi rolin e shqiptarëve në Ballkan, duke e cilësuar atë si një rol pozitiv në afrimin e popujve. Ai theksoi se Federata e Paqes Universale përtej të gjitha kufijve siç janë ato nacional dhe fetar, është një mjet për të krijuar paqe për të gjithë njerëzit. Corley tha poashtu se njësia kryesore për të krijuar një shoqëri paqësore është familja.

Ndërkaq ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se elitat politike të Ballkanit do të duhej të jenë në shërbim të paqes, dhe jo të nacionaliteteve të egër.

Federata e Paqes Universale është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale. Deri tani në botë numërohen mbi 100.000 Ambasadorë të paqes. Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 1500. Ambasadorët e paqes i takojnë sferës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile dhe të ngjajshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat