LD: Të gjithë të kyçen në zgjidhjen e çështjes së emrit, përgjegjësia kryesore mbi partitë në pushtet

Maqedonia

LD: Të gjithë të kyçen në zgjidhjen e çështjes së emrit, përgjegjësia kryesore mbi partitë në pushtet

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:51
LD

Nga partia Lidhja Demokratike thonë se mbështesin nismën e Qeverisë që në procesin e ndërtimit të strategjisë për zgjdhjen e çështjes së emrit të kyçen të gjitha partitë relevante, i tërë kreu politik shtetëror, si dhe ekspertë nga fusha e të drejtës ndërkombëtare, historisë, gjuhëtarë, politikologë dhe të tjerë.

“Vetëm me transparencë të plotë dhe informim objektiv është e mundur përkrahja e qytetarëve në ndëtimin e zgjidhjes dhe sjelljen e vendimit përfundimtar. Përgjegjësi për ardhmërinë e shtetit kanë të gjithë, por përgjegjësinë më të madhe e kanë partitë në pushtet, të cilët kanë detyrë të sigurojnë konsenzus të gjerë politik dhe shoqëror”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat