Një person humb jetën në aksident komunikacioni në rrugën Manastir- Prilep

Maqedonia

Një person humb jetën në aksident komunikacioni në rrugën Manastir- Prilep

Më: 27 janar 2018 Në ora: 22:21
Aksident

61 vjeçari nga Prilepi ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur dje pasdite në rrugën Manastir-Prilep.

Sipas informtavae të MPB-së, aksidenti ka ndodhur mes veturës “Opel Astra” me targa të Prilepit, e drejtuar nga G.B.(61) nga Prilepi dhe automjetit për ngarkime “Ford Transit Connect” me targa të Shtipit, e drejtuar nga P.P.(27) nga Shtipi.

Në aksident G.B. ka marrë lëndime të rënda trupore, prej ku është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Prilep, ku në ora 21:30 ka ndërruar jetë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokuror publik dhe ekip nga Stacioni policor Prilep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat