LSDM: Ligji i gjuhëve është në përputhshmëri me Kushtetutën

Maqedonia

LSDM: Ligji i gjuhëve është në përputhshmëri me Kushtetutën

Më: 27 janar 2018 Në ora: 20:13
Ilustrim

Shihet qartë se VMRO-DPMNE nuk ka kapacitet që të largohet nga politikat destruktive dhe të bllokimit, të cilat shkaktojnë tensione politike dhe ndarje në shoqëri. VMRO-DPMNE deri tani ka pasur mundësi të marrë pjesë në procesin e sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhëve, por në vend të saj partia opozitare sipas vullnetit të saj ka zgjedhur që të mos marrë pjesë në procesin reformator, ka reaguar LSDM.

“Paralajmërimi se VMRO-DPMNE do të kthehet në Kuvend vetëm për të bllokuar një ligj, është edhe një dëshmi se partia opozitare vazhdon të punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, qëllimi i vetëm i saj është të krijon bllokadë politike të re me të cilën do bllokohet procesi reformator. Me sjelljen e tillë, VMRO-DPMNE është kundër vlerave evropiane dhe kundër konceptit të një shoqërie për të gjithë, edhe njëherë e vërtetoi se nuk merakoset për interesat dhe nevojat e qytetarëve, por luan lojra të ulëta dhe të lexueshme politike.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhshmëri më Kushtetutën dhe Amandamentin e 5-të dhe i njejti nuk favorizon dhe nuk diskriminon asnjë gjuhë, por e avanson përdorimin e gjuhëve të të gjithë komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Maqedoni, ndërsa përdorimi i gjuhës maqedone dhe shkrimi i saj cirilik edhe më tutje mbeten gjuhë dhe shkrim i vetëm zyrtar në territorin e Republikës së Maqedonisë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtje, politikën monetare dhe policinë qëndrore”, kanë thënë në LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat