Udhëheqësit politik sot në takim për kontestin e emrit me Greqinë

Maqedonia

Udhëheqësit politik sot në takim për kontestin e emrit me Greqinë

Më: 27 janar 2018 Në ora: 09:28
Zaev dhe Ivanov

Sot do të mbahet takim koordinues mes krerëve shtetëror në vend, në të cilin do të rishikohen propozimet Matthew Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Takimi mbahet me iniciativë të Ministrisë për Punë të Jashtme në klubin e deputetëve në orën 18:00.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim do të marrin pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes së emrit nga OKB, Matthew Nimetz, gjatë javës së ardhshme do të vizitojë Greqinë dhe Maqedoninë. Ai më 29 dhe 30 janar do të qëndrojë në Athinë, ndërsa 31 janar dhe 1 shkurt në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat