Maqedoni, nuk do të ketë tatim për transferimin e parave nga jashtë

Maqedonia

Maqedoni, nuk do të ketë tatim për transferimin e parave nga jashtë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 20:12
Ilustrim

Ministria e Financave sot informoi se nuk do të ketë ndryshim në tatimet e parave të transferuara.

“Kjo nënkupton se edhe më tej do të zbatohet rregulla e deritanishme, sipas së cilës për të ardhurat në bazë të transferimeve personale, ndihmë dhe dhurata nuk do të ketë tatim, përderisa një pjesë e të ardhurave tjera edhe më tej do të jenë mjet i vendosjes së tatimit, si për shembull të ardhurat e bazuara në shërbime të kryera. Në ndryshimet e propozuara të Ligjit për kryerjen e shërbimeve dhe transferit të shpejtë të parave, bëhet përshtatja e mëtutjeshme e ligjet e BE-së në pjesën e evidencës tatimore. Me këto ndryshime mundësohet që DAP të ketë evidencë më të plotë për të gjitha të ardhurat dhe prejardhjen e tyre”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat