Maqedoni, importi i automjeteve shënon rënie

Maqedonia

Maqedoni, importi i automjeteve shënon rënie

Më: 25 janar 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Vitin e kaluar (2017) janë importuar 31.486 automjete që është për 7.6% më pak në krahasim me vitin 2016, tregojnë të dhënat e Drejtorisë doganore të Maqedonisë, njofton gazeta Koha.

Të dhënat e Doganave tregojnë se për 8.3% është rritur importimi i veturave të reja në gjithsej 5.446 vetura të reja, derisa importimi i veturave të përdorura ka shënuar rënie drastike prej 11.2% dhe janë importuar 22.964 vetura.

Vitin e kaluar janë importuar 976 automjete të reja për mallra dhe 2.135 të përdorura, si dhe 7 autobus dhe minibusë të ri dhe 140 të përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat