Inspektoriati i shëndetësisë i Maqedonisë: Ne punojmë sipas dispozitave ligjore

Maqedonia

Inspektoriati i shëndetësisë i Maqedonisë: Ne punojmë sipas dispozitave ligjore

Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

Inspektoriati Shtetëror për sanitari dhe shëndetësi (ISHSSH) ka reaguar ndaj kumtesës së spitalit privat “Santea Plus”, në lidhje me vendimin e mbylljes së spitalit.

Sipas ISHSSH-së, inspektorët kanë vepruar në pajtim me dispozitat dhe kompetencat ligjore. Njiherit, Inspektoriati hedh poshtë akuzat për tentim të njollosjes së namit që e ka ky spital privat.

Inspektoriati zotohet se do të vazhdoj ta kryej punën ashtu siç e kërkon ligji, duke përmbyllur se nuk do të vazhdoj me polemizime mediale për rastin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat