Zaev dhe Cipras të gatshëm për zgjidhjen e emrit

Maqedonia

Zaev dhe Cipras të gatshëm për zgjidhjen e emrit

Më: 25 janar 2018 Në ora: 10:24
Zaev dhe Cipras

Lëshime prej të dy vendeve, ngritje e negociatave në nivel të shefave të diplomacive, por edhe angazhim të fuqishëm për intensifikimin e procesit për zgjidhjen e kontestit me emrin, u dakorduan në takimin e djeshëm të parë të drejtpërdrejtë kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos.

”Maqedonia do të tregojë se në të vërtetë ka vullnet për zgjidhjen e kontestit. Qeveria do t’i riemërojë aeroportin dhe autostradën”, deklaroi Zaev.

“Kjo është dëshmi për faktin se nuk kemi aspirata territoriale ndaj fqinjit tonë, Nga ana tjetër ata e kanë treguar vullnetin e tyre të mirë të na mundësojnë ta rrisim bashkëpunimin tonë me Bashkimin Evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare”, tha Zaev.

Cipras deklaroi se në shenjë të vullnetit të mirë Greqia do t’i zhbllokojë proceset të cilat kanë të bëjnë me mundësitë për progresin e Maqedonisë në eurointegrime.

Emër i përbërë ”erga omnes” dhe ballafaqim me irredentizmin në të gjitha format, kërkoi Cipras nga Zaevi në Davos.

Kryeministri grek përsëriti se për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë nevojitet së pari të mbyllet problemi me emrin.

Pas takimit të parë të drejtpërdrejtë të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos, është paralajmëruar koordinimi i kreut shtetëror dhe politik të Maqedonisë të shtunën në Klubin e Deputetëve në Shkup.

Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov dhe lideri i VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat