Fillon IPA projekti për modernizimin e administratës publike në Maqedoni

Maqedonia

Fillon IPA projekti për modernizimin e administratës publike në Maqedoni

Më: 24 janar 2018 Në ora: 21:44
Pamje nga takimi

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski e hapi takimin e parë të projektit për modernizimin e administratës publike, të financuar nga përbërësi i parë i programit IPA (Ndihmë tranzicionale dhe mbindvrtim institucional).

Siç theksoi ministri Mançevski, Qeveria ka vullnet të fuqishëm politik për reforma thelbësore në këtë fushë, për çka flet edhe themelimi i Këshillit për reforma në administratën publike të Maqedonisë.

“Njëri nga qëllimet strategjike të Qeverisë është reforma e administratës publike. Ky projekt paraqet pjesë të rëndësishme të strategjisë nëpërmjet zbatimit të së cilës do të realizohen hapa të rëndësishëm drejt krijimit të administratës profesionale, efikase dhe transparente që plotëssht do të përshtatet me “Hapësirën administrative evropiane”. Në këtë mënyrë do të sigurojmë administratë që përshtatet me nevojat e qytetarëve”, tha Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat