Ligji për gjuhët të hënën përsëri para deputetëve

Maqedonia

Ligji për gjuhët të hënën përsëri para deputetëve

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:19
Kuvendi

Vazhdimi i debatit për ligjin për gjuhët, të hënën do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare në Parlament, informoi sot për gazetarët, kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Sipas tij, debati në lidhje me këtë ligj duhet të zgjasë deri në fund të javës së ardhshme, nëse në ndërkohë nuk arrihet propozimi për anëtarët e ri të qeverisë, ndaj së cilës do t’i jepet përparësi për shkak të aktualitetit.

Kjo do të jetë leximi i tretë i Ligjit, i cili do të shkojnë direkt në seancën plenare pa seancë të komisionit.

Amendamentet mund të paraqiten vetëm për nenet që presidenti Gjorge Ivanov dërgoi vërejtje pas refuzimit për të nënshkruar dekretin. Ai ka vërejtje 19 nga 25 nene të Ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat