Manevski: Korrupsioni në Maqedoni po lulëzon

Maqedonia

Manevski: Korrupsioni në Maqedoni po lulëzon

Më: 22 janar 2018 Në ora: 20:10
Mihajllo Manevski

Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare akuzojnë se drejtësia në Republikën e Maqedonisë është selektive. Sipas tyre, korrupsioni “lulëzon”, kurse funksionarët e pushtetit janë të paprekshëm për organet e ndjekjes penale.

Mihajllo Manevski nga kjo parti politike, thotë se për 8 muajt prej kur LSDM-ja dhe koalicioni me BDI-në kanë ardhur në pushtet, Maqedonia nga vendi 66 ka rënë në 90, kur bëhet fjalë për indeksin e korrupsionit.

Ky është përkeqësim për gjithsej 24 vende, me çka Republika e Maqedonisë u bashkohet vendeve afrikane, thotë Manevski. Për gjithsej tetë muaj, pushteti nuk ka marrë asnjë rast, asnjë hap në luftën kundër korrupsionit. Paralajmërimi i Zoran Zaevit, se dy anëtarë të Qeverisë dyshohen për korrupsion, mbeti vetëm një karrem i hedhur në opinion pa ndonjë epilog real, porositi Manevski. Reaguan nga LSDM-ja në pushtet.

Nga partia thonë se OBRM-PDUKM-ja i ka përzier vitet dhe faktet për korrupsionin dhe ka publikuar informata për rënien e indeksit të korrupsionit, të cilat kanë të bëjnë për periudhën 2015-2016, kur në krye të Maqedonisë ka qenë pushteti i korruptuar i Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së.

“Korrupsioni dhe puna e dyshimtë janë bërë shenjë mbrojtëse e Qeverisë së LSDM-së. Procedura penale kundër Zoran Zaevit për veprën penale “Ryshfet” të 200.000 eurosh, nuk lëvizet nga vendi. Më shumë se dy vjet qëllimisht janë shtyrë 19 seanca, të cilat jashtë logjikës ligjore shtyhen për disa muaj. Kurse opinioni e di se për rastet e PPS-së, seancat caktohen edhe nga 2-3 herë në javë”, u shpreh Mihajlo Manevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat