Provokon gazeta greke, boton hartën e Maqedonisë së ndarë

Maqedonia

Provokon gazeta greke, boton hartën e Maqedonisë së ndarë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:02
Ilustrim

Në kulmin e tensioneve për çështjen e emrit, gazeta greke provokon sërish Maqedoninë.

Ditën e djeshme, gazeta e së dielës “Eleftheri ORA”, ka botuar në faqën e parë hartën e ndarjes së Maqedonisë midis Shqipërisë, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Siç duket edhe në ndarjen që kjo gazetë ka bërë, pjesa më e madhe e Maqedonisë i jepet Greqisë, ndërsa shqiptarëve një pjesë të vogël.

Botimi i një harte të tillë është një provokim i rëndë për paqen në Ballkan. Kjo gazetë është e afërt me Kishën Ortodokse të Greqisë dhe me partitë e djathta ekstremiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat