Ligji për gjuhët përsëri para deputetëve, ja kur pritet votimi

Maqedonia

Ligji për gjuhët përsëri para deputetëve, ja kur pritet votimi

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:51
Ilustrim

Nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi thonë se ligji për gjuhët, sipas gjitha gjasave do të vehet në rend dite të hënën tjetër, më 29 janar, ndërkaq atëherë do të zgjedhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit.

Ky do të jetë leximi i tretë i ligjit, andaj do të shkojë direkt në seancë plenare, pa debat në komisione. Amendamente mund të ngriten vetëm ndaj neneve që presidenti Gjorge Ivanov paraqiti vërejtje. Ai pati vërejtje për 19 nga gjithsej 25 nene të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat