Derivatet nga mesnata do të shtrenjtohen sërish, për të disatën herë radhazi këto muajt e fundit.
Benzina dhe dizeli do të rriten për 1 denar dhe kështu dizeli pas mesnate do ta kalojë çmimin e 60 denarëve dhe do të shitet me 60,5 denarë. Benzina Eurosuper BS 95 do të kushtojë 67,5 denarë, kurse ajo Eurosuper BS 98, 69,5 denarë, më e larta e viteve të fundit.
Vetëm në 6 muajt e fundit, derivatet në Maqedoni janë shtrenjtuar deri në 14 denarë për litër.