Nxënësit ju kthehen bankave shkollore, përfundon pushimi dimëror në Maqedoni

Maqedonia

Nxënësit ju kthehen bankave shkollore, përfundon pushimi dimëror në Maqedoni

Më: 22 janar 2018 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Pas tre javëve pushim, rreth 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore sot do të kthehen në bankat shkollore për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/18.

Gjatë kohës së pushimit dimëror Ministria e Arsimit paralajmëroi disa ndryshime në sistemin arsimor, për filloristët e ardhshëm.

MASH propozon ulje të numrit të lëndëve, katër orë mësimore në ditë, më shumë pushim dhe lojë, largimt të detyrave të shtëpisë dhe reduktim të testeve.

Për këto ndryshime do të merret edhe mendimi i mësuesve, ndërsa pritet të realizohen në fillim të vitit shkollor 2018/19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat