Ligji i gjuhëve pas dhjetë ditësh në seancë plenare

Maqedonia

Ligji i gjuhëve pas dhjetë ditësh në seancë plenare

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:17
Talat Xhaferi

Leximi i tretë i ligjit të gjuhëve do të jetë në pjesën e tretë të së tretës së afatit 30-ditor, më së shpejti në seancën që parashihet të mbahet më 29 janar. Më saktë do të vendoset në koordinimin e nesërm të grupeve parlamentare te  kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Megjithatë, ligji i gjuhëve pritet të miratohet para skadimit të afatit 30-ditor që përfundon më 9 shkurt.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, ligji i gjuhëve shkon në seancë plenare, pa diskutim në komisione kuvendore, kurse amendamente mund të parashtrohet në Nenet, të cilat janë diskutabile nga kryetari i Maqedonisë.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë mosdekretimit të ligjit të gjuhëve dhe në parashtrimin e  ankesave deri te Kuvendi i Maqedonisë dërgoi 21 vërejtje, në 19 Nene prej 25 sa janë në tërësi duke u sqaruar në 14 faqe.

iskutabile nga kryetari i Maqedonisë  a kurse nga Ivanov si diskutabile u parashtruan të gjitha nenet e ligjit të gjuhëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat