Timonie: Ligji për gjuhët nuk duhet të jetë shkak për ndarje etnike

Maqedonia

Timonie: Ligji për gjuhët nuk duhet të jetë shkak për ndarje etnike

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:18
Kristian Timonie

Ka hapësirë për përmirësimin e ligjit për gjuhët, bëhet fjalë për tekst të ndërlikuar, si në përmbajtje ashtu edhe në pasojat, por kjo nuk duhet të ketë shkak për ndarje ndëretnike, ka deklaruar Ambasadori i Francës, Kristian Timonie, në një intervistë për radion Evropa e Lirë. 

“Të jem krejt i sinqertë, do ju them se ka hapësirë për përmirësim në vetë tekstin dhe kjo është e mundur sepse bëhet fjalë për bisedime. Ky është proces që ende nuk ka përfunduar dhe nuk do doja të prononcohem. Pastaj vijon procesi i zbatimit, ndërsa pyetja juaj është shumë e mirë në këtë këndvështrim.

Kjo nuk duhet të jetë shkak për ndarje ndëretnike dhe mendoj se pas reagimeve të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, vërej se edhe përkundër kritikave, vullneti për të jetuar bashkë dhe për të përparuar drejtë BE-së janë shumë më përpara nga ky ligj i cili është shumë i ndërlikuar dhe me siguri ka rëndësi të madhe simbolike për komunitetin shqiptarë dhe do duhet të merret parasysh”, deklaroi Kristian Timonie, ambasador i Francës në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat