Maqedonia, vendi me më shumë festa zyrtare në rajon

Maqedonia

Maqedonia, vendi me më shumë festa zyrtare në rajon

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Maqedonia është ndër vendet me më shumë festa dhe ditë jopune në rajon. Sipas ligjit për festat në vend gjatë këtij viti kalendari i festave numëron gjithsej 27 festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Ditë jo pune dhe festa për të gjithë qytetarët

1 janari (e hënë) – Viti i ri

7 janar (e diel) – Dita e parë e Krishtlindjeve

9 prill(e hënë ) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve sipas kalendarit ortodoks

1 maj (e martë) – Dita e punës

24 maj (e enjte) – Shën Kirili dhe Metodij

15 qershor (e premte) – Fiter Bajrami

2 gusht (e enjte) – Dita e Republikës

8 shtator (e shtunë) – Dita e pavarësisë

11nëntori (e enjte) – Dita e kryengritjes popullore

23 tetori (e martë) – Dita e luftës Revolucionare maqedonase

8 dhjetori ( e shtunë) – Dita e Shën Klimentit Ohridski

9 festa janë fetare që do festohen vetëm prej bashkësive të veçanta, 5 prej ortodoksve, 3 prej katolikve dhe 1 prej muslimanve.

Ditë jo pune dhe festa për bashkësitë fetare

Ditë jo pune për qytetarët e fesë ortodokse

6 janari (e shtunë) – Festa e buzmit, para Krishtlindjeve

19 janari (e premte) – Festa e ujit të bekuar

6 prilli (e premte) – E premte e madhe para Pashkëve

25 maji (e premte) – Dita e të vdekurve

28 gusht (e martë) – Dita e Shën Marisë

Për qytetarët e fesë katolike

2 prilli (e hënë) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve

1 nëntori(e enjte) – Festë e të gjithë shenjtorëve

25 dhjetori (e martë) – Dita e parë e Krishtlindjeve

Për qytetarët e besimit mysliman

21 gushti (e martë) – Kurban Bajrami

Ndërsa 7 festa janë që do të festohen prej bashkësive jo maqedonase,nga një për shqiptarët, vllehët,romët,turqit,boshnjakët dhe hebrenjtë.

Analistët vlerësojnë se numri i festave në vend duhet të reduktohet dhe disa nga festat eventualisht të ndryshohen me të tjera. Ata thonë se Qeveria e re duhet të punoj në këtë aspekt.

"Maqedonia edhe pse është një vend i vogël me një numër të vogël banorësh zë ndër vendet e para në botë me numrin e festave. Këtu kemi të bëjmë me politizimin e historisë dhe me partizimin e historisë, me politizimin e fesë dhe me partizimin e fesë.Mendoj se qeveria e reformave e kryeministrit Zaev duhet të ndërmarre dicka që këtë cështje ta përfshij në agjendën e vet dhe ligjin për festa ta ndryshoj në mënyrë që ta reduktoj numrin e festave për arsye se kjo ndikon negativisht në ritmin e punës"- deklaroi analisti Xhelal Zeneli.

"Ligji për festa duhet të ndryshohet sepse disa nga festat nuk duhet të festohen më.01:00-01:15 Numri i festave vërtetohet nga politika e qeverisë konkretisht Ministrisë së punës politikës sociale sepse ato janë përgjegjës për marëdhëniet e punës dhe mendoj se duhet të ndryshojnë një numër të festave që tani festohen tek ne me festa tjera që festohen në vende evropiane"- deklaroi profesori tjetër Nikolla Dujovski.

Kohë më parë nga Qeveria për mediat u shprehën se janë të gatshëm të hapin debat për mundësinë e reduktimit të ditëve jopune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat