Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Do të vazhdojë dhënia e vizave

Maqedonia

Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Do të vazhdojë dhënia e vizave

Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka informuar se shërbimi për pasaporta dhe viza do të vazhdojë të punojë edhe përkundër mbylljes së Qeverisë amerikane.

“Shërbimet me termine të caktuara dhe shërbimet për viza, si dhe rastet urgjente për shtetasit e SHBA-ve do të vazhdojnë në Ambasadë gjatë mbylljes së Qeverisë amerikane. Nuk do ta shpallim informata të reja në këtë profil, përveç rasteve urgjente” inforoi Ambasada e SHBA-ve në faqen e saj zyrtare në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat