Nikollovski nënshkruan Deklaratën Evropiane për prodhimin e sojës

Maqedonia

Nikollovski nënshkruan Deklaratën Evropiane për prodhimin e sojës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:30
Ljupço Nikollovski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, Ljupço Nikollovski, sot në kuadër të panairit “Java e Gjelbër” në Berlin, në ceremoninë formale për nënshkrim të Deklaratës Evropiane për sojë, e organizuar nga ana e ministrit hungarez për bujqësi, Sándor Fazekas, nënshkruajti deklaratë solemne, me të cilën Maqedonia jep përkrahjene e saj për këtë Deklaratë Evropiane për sojë.

Me këtë deklaratë jepet përkrahje për prodhimin e rritur të sojës dhe kulturave tjera leguminoze për produket ushqimore, si kontribut për zhvillimin e sistemeve bujqësore më të qëndrueshme në Evropë, si dhe përkrahje për Agjendën 2030 në Kombet e Bashkuara dhe Strategjinë për zhvillim të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian.

Masat e parapara në këtë deklaratë janë në drejtim të luftës kundër urisë, përmirësimin e procesit të sigurimit të ushqimit, përmirësimin e ushqimit dhe avancimin e bujqësisë së qëndrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat