Qytetarët e Maqedonisë të ndarë për NATO-n, disa pro e disa kundër

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë të ndarë për NATO-n, disa pro e disa kundër

Më: 19 janar 2018 Në ora: 18:30
Jens Stoltenberg

Cili është mendimi i qytetarëve pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Maqedonia nuk do të jetë anëtare e aleancës pa e ndërruar emrin. Disa janë me qëndrim se Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s, pasi vendi në atë mënyrë do të jetë më i sigurt, ndërsa të tjerët nuk duan pasi mendojnë se shteti financiarisht do të jetë më i varfër.

“Unë dua të jemi anëtare NATO-s. Në atë mënyrë do të kemi siguri dhe mbrojtje. Nuk do të kemi kufi dhe ndarje. Absolutisht jam pro NATO-s.”

“Pse jo, jam pro NATO-s”.

“Nga njëra anë po, ndërsa nga ana tjetër jo”.

“Jo, pasi që veç më e dini se çfarë organizatë është”.

“Nuk jemi për NATO, e gjithë Evropa po thotë mosni në NATO. Do të na varfërojë edhe më shumë se Greqinë.”

“Unë jam për Maqedoninë, për Maqedoninë e Egjeut”, u shprehën disa qytetarë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në vizitën dyditëshe në Shkup dërgoi porosi të qartë se nuk ka plan tjetër për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përpos zgjidhjes së problemit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë.

“Në qoftë se përpjekjet tuaja bazohen në parashikime të rrejshme, se mund të bëheni pjesë e NATO-s pa e zgjidhur çështjen e emrit, përpjekjet tuaja do të jenë të kota. Këtë e përsëritëm më shumë here”, u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshm i NATO-s.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, nderkaq theksoi se Qeveria që ai drejton po punon në tejkalimin e kontestit që ka me fqinjin e saj jugor Greqinë, që sa më shpejtë vendi të anëtarësohet në NATO dhe BE.

“Është kohë që ti përfundojmë proceset e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit që duan të bëhen pjesë e familjes së Aleancës së Veri – Atlantikut. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku në realizimin e këtij qëllimi”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.

Përderisa dje Stotenberg ishte në Kuvend disa organizata, politikanë dhe qytetarë protestuan përballë godinës së Kuvendit. Disa prej tyre

protestonin kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, dhe kundër ndryshimit të emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat