Stoltenberg: Të shfrytëzohet momentumi pozitiv për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë

Maqedonia

Stoltenberg: Të shfrytëzohet momentumi pozitiv për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:44
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në Shkup.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Stoltenberg në Maqedoni. Me këtë rast, Dimitrov theksoi se vizita e sotme është kyçe për Maqedoninë dhe paraqet frymëzim të fuqishëm që ky vit të jetë historik për Maqedoninë dhe rajonin.

Stoltenberg e ka vërtetuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s, shprehu mbështetjen për reformat, duke bërë thirrje që të shfrytëzohet momentumi pozitiv për realizimin e plotë të aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat