Ivanov: E meritojmë anëtarësimin në NATO

Maqedonia

Ivanov: E meritojmë anëtarësimin në NATO

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:32
Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov dhe sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, realizoi takimin e tij me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i kryetarit Ivanov, në takim është biseduar për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë, për reformat në mbrojte dhe siguri që janë në pajtim me standardet e NATO-s, si edhe për përmirësimin dhe përparimin e bashkëpunimit me aleancën veriatlantike.

Me këtë rast, Ivanov ka theksuar se është e patjetërsueshme që Maqedonia ta siguroj anëtarësimin, siç thotë, e merituar në Aleancë, për të dhënë përfitime afatgjate për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat