Maqedoni, thirrje publike për regjistrimin e Grupeve Lokale të Veprimit

Maqedonia

Maqedoni, thirrje publike për regjistrimin e Grupeve Lokale të Veprimit

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:17
Ilustrim

Është shpallur thirrja publike për grupe lokale të veprimit – GLV. Bëhet fjalë për një mënyrë të veçantë të shoqërimit të më së paku dy komunave rurale, sektorëve të afarizmit dhe popullsisë lokale.

Këto GLV duhet që të përpilojnë një strategji zhvillimi që dalin nga nevojat e popullsisë në sferën e standardit të jetës dhe punësimit.

Të drejtë për pjesëmarrje janë GLV-të e themeluara si shoqëri tregtare, bashkëpunime ose shoqatë qytetarësh të një hapësire territoriale që ka popullsi prej më së paku 5000 banorësh, e deri më 100 mijë.

GLV-të janë partenritet publiko-privat i më së paku dy komunave fqinje rurale, personave fizik dhe juridik, ose shoqata qytetarësh nga komunat fqinje. Detyra e tyre është bashkërendimi i zhvillimit të rajoneve lokale fshatare, të identifikojnë, krijojnë dhe realizojnë strategji për zhvillim, si edhe të realizojnë vendime për shpërndarje dhe menaxhim të mjeteve financiare.

Afati për dorëzimin e kërkesave është 45 ditë nga publikimi i thirrjes, kurse procedura bëhet në komisionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat