Komuna e Strumicës inicon procedura kundërvajtëse ndaj ndotësve të ajrit

Maqedonia

Komuna e Strumicës inicon procedura kundërvajtëse ndaj ndotësve të ajrit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:31
Ilustrim

Shërbimet e inspektimit të Komunës së Strumicës pas kontrolleve të kryera nga subjektet ekonomike dhe amvisëri, kanë konstatuar se ato ndotin ajrin më shumë sesa lejohet dhe kundër tyre kanë ngriutr procedura kundërvajtëse, informuan sot nga komuna, por nuk zbuluan se sa procedura dhe kundër të cilave janë hapur.

“Në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve të saj, Komuna e Strumicës gjatë ditëve të fundit ka kryer kontrolle të vazhdueshme në subjektet afariste dhe në amvisëritë për të përcaktuar nëse ato zbatojnë normat e prodhimit të tyre, çfarë lloj karburantesh përdorin për ngrohje si ndikojnë në ndotjen e ajrit. Pas kontrolleve, janë identifikuar parregullsi dhe janë iniciuar procedurat për kundërvajtje”, thonë nga Komuna e Strumicës.

Gjatë festave të fundvitit, sipas të dhënave të publikuara në aplikimin “Ajri im”, Strumica ishte komuna me ajrin më të ndotur në vend.

Ndaj informacioneve të tilla reaguan nga komuna, të cilët thanë se stacioi i matjes së ndotjes së ajrit i vendosur më 4 janar, ka qenë në provë dhe të dhënat e tilla nuk duhet të merren parasysh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat