Ja sa marrin rroga udhëheqësia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së

Maqedonia

Ja sa marrin rroga udhëheqësia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:53
Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka pagë mujore prej 78.791 denarë, ndërkaq zëvendësi i saj, Bekim Maksuti 64.844 denarë. Kështu tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Ministria  e Mbrojtjes, për siç thonë ata, transparencës dhe llogaridhënies përpara qytetarëve të Maqedonisë se ku shkojnë paratë e tyre.

Pos Shekerinskës dhe Maksutit, Ministria e Mbrojtjes i ka publikuar edhe rrogat e sekretarit shtetëror, Dragan Nikoliq (59.274 denarë), gjeneralit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, Metodija Veliçkovski (76.372 denarë), zëvendësit të tij, Muhamed Racaj (66.250 denarë), drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm, Dimçe Petrovski (66.250 denarë) dhe dekanit të Akademisë Ushtarake, Orce Popovski (61.896 denarë).

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, ministrja Shekerinska, tha se përveç të dhënave për rrogën, Ministria  e Mbrojtjes i publikon edhe disa dokumente tjera, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Ligje dhe akte nënligjore
Dokumente strategjike
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes
Raportet e revizorëve
Mbikëqyrjet inspektuese
Plan për furnizime publike
Qasje të lirë deri te informatat me karakter publik
Lista të regjistrave aktiv
Lista anketuese
Rrogat e funksionarëve dhe udhëheqësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së
Shërbim vullnetar ushtarak
Informata tjera me karakter publik

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat