E Majta në Maqedoni proteston për të drejtat e punëtorëve

Maqedonia

E Majta në Maqedoni proteston për të drejtat e punëtorëve

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Partia politike ”E Majta” do të protestojë në afërsi të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë për të mbështetur një punëtore e cila është larguar nga puna, edhe pse ka qenë në pushim mjekësor.

Kjo parti ka ofruar ndihmë juridike për punëtorët në rastet kur u shkelen të drejtat e tyre.

Në lidhje me rastin, E Majta deklaron se janë dëshmitarë të mungesës së vullnetit te institucionet përgjegjëse që të zgjidhin probleme të këtilla, prandaj do të ndërmarrin hapa më radikale për të kërkuar respektimin e ligjeve.

E Majta kërkon që të drejtat e punëtorëve të respektohen dhe se ligji ndalon largimin nga puna gjatë kohës së mungesës për shkak të sëmundjes, ose lëndimeve, shtatzanisë, lindjes, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat