Krijohet trup i ri për reformat në gjyqësor, Zaevi do të kryesojë me të

Maqedonia

Krijohet trup i ri për reformat në gjyqësor, Zaevi do të kryesojë me të

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

“Këshilli për Ndjekjen e Zbatimit të Strategjisë për Gjyqësinë me të cilin kryeson kryeministri, Zoran Zaev është trup krejtësisht i ri me funksion të ndryshëm prej Këshillit të formuar për reforma në gjyqësi”, sqaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Pas konferencës së sotme, Boshnjakovski deklaroi se nuk bëhet fjalë për mosbesim në Këshillin e deritanishëm për reforma, por për formimin e një trupi krejtësisht të ri i cili duhet ta ndjek zbatimin e strategjisë tashmë të sjellë.

“Bëhet fjalë për dallim esencial në procese. Kemi grup pune i cili krijon diçka dhe kemi një lloj tjetër të trupit i cili monitoron diçka. Trupi i ri do ta ndjek zbatimin e strategjisë për gjyqësi”, sqaroi Boshnjakovski.

Ai theksoi se anëtarët e Këshillit për reforma në gjyqësi me sukses e kanë kryer punën e tyre ndërsa se cili do të jetë funksioni i këtij trupi në të ardhmen, siç tha, është e drejtë diskrete e ministrit, gjegjësisht se në cilën formë do të vazhdojë me punë.

Lidhur me atë se pse kryeministri Zaev do të kryesojë me këtë trup dhe nëse kjo do të thotë mungesë besimi në ministrin e Drejtësisë, zëdhënësi Boshnjakovski tha se nuk bëhet fjalë për mosbesim, por se me hapin e tillë reformat në gjyqësi ngrihen në nivel më të lartë.

Deri në fund të janarit duhet të bëhen të ditur anëtarët e trupit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat