Mjegull e madhe në disa qytete të Maqedonisë

Maqedonia

Mjegull e madhe në disa qytete të Maqedonisë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 08:54
Ilustrim

Dukshmëri e zvogëluar deri në 150 metra për shkak të mjegullës në Manastir, Prilep dhe Resnjë, ndërsa në Tetovë dukshmëria është 50, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa, ndërsa në akse rrugore të caktuara që kalojnë nëpër gryka ka mundësi të paraqitjeve të rrëshqitjeve të dheut.

Nga Rrugët e Maqedonisë apelojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, ndërsa informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat